Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në disko.
Përveç takimit në grup dhe atyre të shkurtër me disa nga vajzat, 33-vjeçari rezervoi një takim të gjatë me Suelën.
Për bukuroshen nga Tirana ai kishte menduar një takim mjaft special, një udhëtim me varkë ku nuk munguan puthjet, përqafimet dhe bisedat me fjalë dashurie.
Edhe pse Suela ka kritikuar shpeshherë sjelljen tëpër të afruar të vajzave të tjera ndaj biznesmenit, ajo u tregua vetë shumë e afërt me të, teksa nuk nguroi ta puthte vetë e para disa herë në qafë e në faqe.
Madje i kërkoi edhe Saimirit t’ia kthente puthjet, ndërsa ky i fundit tentoi ta puthë në buzë.
Biseda mes tyre ishte goxha e ngrohtë, aq sa Suela i rrëfeu atij një fakt familjar, që prindërit e saj ishin të divorcuar.
Saimiri: E kisha lënë për në fund këtë takimin sepse doja të të lija pak të vuaje, mos të ta tregoja pëlqimin tim direkt që në fillim.
Suela: Domethënë e paske një pëlqim.
Saimiri: Më ke pëlqyer në pamje të parë sepse je një vajzë elegante, simpatike. E qeshur gjithmonë. Por normal që dua të di më shumë nga ti si karakter si tip.
Suela: Çfarë do të dish ti për shembull?
Saimiri: Me çfarë merresh? Ku e sheh Suela veten pas 5 vjetësh?
Suela: Jam akoma duke përfunduar shkollën. Unë se di akoma, do mbaroj njëherë shkollën për marketingun dhe besoj se do vazhdoj…
Saimiri: Unë mendova se do thoje në Gjermani me ty…me tre kalamaj
Suela: Uuuu si nuk më erdhi në mendje kjo!
Saimiri: Je shumë pozitive. Sido të jesh me nerva, po të shohësh ty zbutesh direkt. Prej konkurrenteve ke ndonjë që të shqetëson?
Suela: E shoh një, kam qejf ta heq njërën aty. Jo një se u shtuan aty tani, nja tre…Janë ca që nuk ia vlejnë, nuk e di. Nuk përshtaten fare me ty.
Saimiri: Këta të shtëpisë çfarë të kanë thënë, kanë bërë ndonjë koment për mua?
Suela: Mami më vdiq…mami është…po nuk dua lëre
Saimiri: Çfarë është gjithë kjo dashuri që po më jep kështu?
Suela: Po pse mos të ta jap këtë dashuri unë ty. E meriton. Prit një sekond të të marr…ooo shumë erë e mirë. Këtë parfumin e dua unë tani.
Saimiri: Si e mendon të ardhmen, mendon që të jesh për shembull jashtë shtetit në Gjermani.
Suela: E di ku është e bukura këtu, se unë kam dhe mamin në Monheim
Saimiri: Po çne që jeton aty apo ka ardhur për t’më vizituar mua.
Suela: Po, por ç’e do që erdhe këtej ti. Por i kam të ndarë prindërit.
Saimiri: Po me kë kuptohesh më mirë, me mamin apo me babin?
Suela: Kur kam qenë e vogël kam qenë goca e babit
Saimiri: Po tani je bërë goca e mamit?
Suela: Jo jo tani jam e të dyve.
Saimiri: Po babi si të ka thënë për pjesëmarrjen këtu?
Suela: Babi është pak më i matur që ç’punë ke ti në emision për një çun.
Saimiri: Sigurisht që ky është mendimi i gjithë shqiptarëve them, si fillim por kur e shohin pastaj që emisioni është vërtetë serioz…
Suela: Çfarë mund të kemi një gjë të përbashkët ne?
Saimiri: Të përbashkët? Numrin e këmbës!
Suela: Jooo! 41?
Saimiri: Bëj shaka! Mua më pëlqejnë njerëzit e thjeshtë…
Suela: Ashtu jam dhe unë, e thjeshtë…ja (e puth disa herë) Po ti fare nuk e kthen puthjen ë?
Saimiri: Do e kthej por ti s’më le fare radhë
Suela: Shih! Jo aty jo
Saimiri: S’më lë kapelja. Unë një ta jap por ta jap tamam, jo kot më kot.
Suela: Jo nuk më pëlqeu!
Saimiri: Je shumë e ngrohtë, di ta bësh një djalë për vete. Kam përgatitur diçka tjetër këtu. Nuk e di a e preferon verën?
Suela: Po verën e kam shumë qejf. Tani të të pyes unë ty? Gjëja e parë që mendon për mua kur më sheh, çfarë është?
Saimiri: Gjëja e parë…që të të hyp te kjo varka edhe…/tvklan.al