“Përdorni golfin, kombinohet lehtësisht me çdo veshje”
Stilistët sugjerojnë për këtë dimër, golfin. Komod praktik dhe lehtësisht i kombinueshëm për të gjithë meshkujt.
Cilësohet një veshje e domosdoshme në gardërobën e meshkujve, teksa ne pasarela e shohim të kombinuar me pantallona të ndryshme, të gjera e të ngushta, por edhe me xhinse.
Por përveç rehatisë, tashmë golfi është futur edhe ne veshjet elegante. Mund të vishet me xhaketë, me kostum apo poshtë palltove.
Sa i përket materialit, kashmiri është më i preferuari, por nuk mungojnë edhe përbërje më të lehta për stinë më të buta. Stilistët thonë se golfin mund ta keni çdo vit në dollap pasi nuk i ikën kurrë moda.
Tv Klan