Një adoleshent u vetëhodh në erë pranë zyrave rajonale të Agjensisë Ruse të Zbulimit FSB, në qytetin verior të Arhangelskut.
Nga shpërthimi u plagosën tre punonjës të agjencisë federale ruse të sigurisë. Këto xhirime janë kryer pak minuta pas sulmit, ku duket trupi i viktimës i shtrirë në hyrje të ndërtesës.
Autori i sulmit është Mihail Zhlobicki, 17 vjeç banor i qytetit, i fiksuar nga kamerat e sigurisë para shpërthimit.
Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si sulm të mundshëm terrorist. Bombën që shpërtheu e kishte artizanale të përgatitur vetë. 17-vjeçari ishte student i shkollës profesionale politeknike.
Në rrjetet sociale e shfaqte veten si anarkist komunist. Sipas mediave ruse, ai kishte shkruar se do të sulmonte zyrat e FSB-së që i konsideronte si manipuluese të ngjarjeve dhe torturuese të pafajshmish.
Tv Klan