Sulmet kamikaze kanë shënjestruar kryeqytetin e Ugandës, Kampala duke shkaktuar vdekjen e tre njerëzve dhe plagosjen e të paktën 33 të tjerëve. Dy nga viktimat janë policë, ndërsa nga të plagosurit, 5 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën
Tre motoçiklistë u vetëvranë duke përdorur bomba pranë parlamentit dhe zyrave qendrore të policisë. Numri i personave të vdekur ka gjasa të rritet, ndërsa shpërthimi la pas pjesë trupash të shpërndara nëpër rrugë.
Sulmet kamikaze ndodhën në një hark kohor prej tre minutash nga njëri-tjetri. Bomba të tjera janë gjetur në pjesë të ndryshme të qytetit, kanë deklaruar autoritetet. Një kamikaz i katërt është arrestuar dhe është marrë një jelek shpërthimi.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi Shteti Islamik, raporton agjencia e lajmeve “Amaq News”. Ky sulm ka pasuar vrasjen e një 20-vjeçareje që vdiq nga shpërthimi i një çante ku gjendej një bombë dhe një tjetër sulm kamikaz që plagosi disa njerëz brenda një autobusi./tvklan.al