Dyzet e tetë vetë janë vrarë dhe 67 janë plagosur nga një shpërthim bombe në një qendër edukimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, njofton ministria e Shëndetësisë.
Policia thotë se kamikazi hyri në qendër teksa zhvillohej mësimi dhe shpërtheu rripin-bombë.
Shumë nga të vrarët janë adoleshentë të cilët po merrnin mësim shtesë për provimet e pranimit në universitet.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm./tvklan.al