Prej disa javësh projektligji i hedhur për diskutim që ka lidhje me “Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” ka hapur mjaft debate në vendin tonë. Sipas avokateve disa pika të tij kanë shumë problematika sidomos te neni 3 që flet për femrat pa partner apo klonimi.

Erald Aga, avokat: Në nenin 3 të këtij projektligji është ferma pa partner, pra femra pa partner thotë një femër mund të riprodhohet pa pasur një partner dhe pa e ndarë prindërimin me një person tjetër, pra në mënyrë automatike fëmijës i hiqet e drejta për të pasur një prind tjetër. Tjetra është me infertilitetin në të cilën ky ligj ka parashikuar që nëse nuk kryen marrëdhënie seksuale për një vit, pra provon të riprodhosh dhe nuk bën fëmijë, ne dimë plot raste që edhe pas dy vitesh apo pas tre vitesh çiftet kanë lindur fëmijë dhe e treta që është kryesore është klonimi. Është futur klonimi si pjesë ndërkohë që klonimi është kundërshtuar botërisht si procedurë.

Një pikë tjetër e paqartë në aspektin ligjor sipas avokatëve ka të bëjë edhe me nenin 22 për Shtatzaninë Surrogative.

Erald Aga, avokat: Mjafton thotë një marrëveshje, por ku e dimë ne se si… se marrëveshja nuk bëhet as te noteri, por edhe sikur të bëhet te noteri ku e dimë në vullnetin. Nuk ka një mënyrë se si do të rruhen vezët, se thotë se vezët thjeshtë do të ruhen, por edhe mund të asgjësohen nëse dhuruesi thotë që të mos përdoren, por ku e dimë ne se si do të asgjësohen se nuk ka një procedurë, procedura e vetme është udhëzimi. Ne nuk po respektojmë nenin 21 të Kushtetutës që është e drejta e jetës që mbrohet nga Kushtetuta.  

Sipas optikës së avokatëve, projektligji i ri për “Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” lë hapësira për abuzime dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Erald Aga, avokat: Padyshim që ky projektligj i miratuar kështu pa një raport social, pa një raport psikologjik, pa statistika, pa analiza thjeshtë i sjellë në këtë formë do të rrisë trafikimin e qenieve njerëzore, kryeësisht femra. Pse duhet të marrim një 5% apo një 10% të vendeve që i implementojnë kur ndërkohë 80%  e shteteve të tjera 90% nuk e implementojnë.

Shoqëria Civile, ekspertet e ndryshëm, por dhe Komunitetet Fetare të vendit kanë theksuar se nëse projektligji mbi “Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” do të miratohet, do të shkaktojë një krizë të familjes dhe shoqërisë shqiptare.

Klan News