Nuk zbritet asnjëherë fushë për të lënë pikë dhe jo më të humbasësh. Ky është mendimi i trajnerit Sylvinho para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Çekinë të premten në Pragë.

Ai tha se janë përgatitur për një sfidë ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht.

“Ne kemi një sfidë të rëndësishme. Luajmë ndaj një ekipi fizik, me tranzicion të mirë. Asnjë nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar dhe jo për të humbur, të shkojmë për të luajtur. Jemi përgatitur shumë mirë këto ditë. Të zbresim në fushë përballë një skuadre të forte”.

Autori i golit të barazimit të vitit të kaluar me Çekinë në transfertë, Nedim Bajrami thotë se do të jetë një tjetër përballje.

“Do të jetë një sfidë ndryshe, është një skuadër fizike dhe e dimë se çfarë na pret. Do të japim maksimumin për të fituar, por mbi të gjitha të mos humbasim”.

Në këtë grumbullim që vlen edhe për sfidën e së hënës në fushën e Gjeorgjisë, ka edhe 3 prurje të reja.

Mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai të cilët janë edhe pjesë e Shpresave për këtë edicion dhe sulmuesi Indrit Tuci. Mungesat për shkak të dëmtimeve, por edhe paraqitjet që kanë bërë këtë sezon, i kanë hapur rrugën drejt Kombëtares A.

Tv Klan