Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka qene ne qytetin e Vlorës ku është takuar me simpatizantët e partisë që ai drejton. Ne fjalën e tij meta ka theksuar se deklaratat e FMN-së për krizën ekonomike në Shqipëri janë tepër shqetësuese dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e paaftësisë së qeverisë për të marrë masat për një plan anti-krizë. Sipas Ilir Metës tani është koha për veprim pasi dhe LSI ka një plan real për të hapur vende të reja pune duke parë që papunësia është në nivelin më të lartë.

Ilir Meta: “Shqipëria pa varfëri dhe mjerim mbetet një ëndërr për tu realizuar sepse jeton me lista pafund, me borxhe për të siguruar edhe bukën e gojës për fëmijët. Shqipëria e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik mbetet një ëndërr për tu realizuar sepse dëgjuam edhe para 2 ditësh përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar që paralajmëruan krizën ku po e fut vendin paaftësia e qeverisë Berisha.”

Meta ka ftuar të gjithë te pranishmit që në 28 qershor të votojnë për LSI-në pasi kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerr vendin nga kriza./tvklan.al