Më 20 Dhjetor parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës do të mblidhen së bashku në Prishtinë.
Dy kryeparlamentarët Elisa Spiropali dhe homologu i saj Glauk Konjufca, janë duke organizuar këtë takim. Të pranishëm mësohet se do të jenë edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.
Sipas axhendës takimi do të nisë me ekzekutimin e dy himneve e më pas dy kryeparlamentarët do të mbajnë nga një fjalë. Rama dhe Kurti kanë planifikuar fjalimet e tyre në fund të mbledhjes së përbashkët.
Në fokus të këtij takimi të dytë të dy parlamenteve do të jetë intensifikimi marrëdhënieve mes dy vendeve dhe një bilanc i zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.
Klan News