Krerët e partive te rreshtuara ne koalicionin e majte “Bashkimi për Ndryshim”, kane zhvilluar një takim informal për te diskutuar mbi fushatën elektorale te Qershorit.

Pas takimit te mbajtur pa praninë e mediave, numri një i selisë roze u shpreh i bindur se bashkimi i qytetareve  do ta çojë koalicionin e majte drejt fitores ne këto zgjedhje.

Edi Rama: “Dita e djeshme është ngrysur me një incident të qeverisë së Shqipërisë me komunitetin ndërkombëtar. Dita e sotme është gdhirë me një incident të qeverisë së Shqipërisë me shtypin e lirë. Sot ne jemi të bindur, përditë e më të bindur se 28 Qershori është dita e gjykimit për këto katër vite që nuk mund të përsëriten dhe për t’i dhënë fund një tranzicioni të stërzgjatur, i cili në këto katër vite arriti deformimin e tij më të skajshëm me një qeveri që nuk u vu në dispozicion të njerëzve, por në dispozicion të një familje të vetme”

Ky takim i Ramës me aleatet vjen pas regjistrimit mbrëmjen e se mërkurës te PS, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ ne komisionin qendror si pjese e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”./tvklan.al