Integrimi evropian i Serbisë dhe Shqipërisë është i një rëndësie të veçantë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Për këtë nuk ka asnjë kundërshtim Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili gjatë një takimi me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, në Vishegrad të Budapestit, Jeremic shpjegoi për gazetarët se pavarësisht disa çështjeve që prekin interesat e të dy vendeve siç është Kosova, bashkëpunimi bilateral me Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.
Vuk Jeremiç: “Diskutuam për një sërë çështjesh. Ramë dakord për avancimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ajo që është më e rëndësishmja për të dy vendet është padyshim integrimi evropian. Diskutuam edhe për disa çështje të tjera të rëndësishme për të dy palët. Sigurisht që asnjë prej nesh nuk u përpoq aspak të minimizonte rëndësinë e tyre.”
Lidhur me çështjen e Kosovës, emrin e së cilës Jeremiç refuzoi ta përmendte , kryediplomati shqiptar.
Meta u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë është ajo evropiane dhe ajo vlen për të gjithë rajonin.
Ilir Meta: “Ne do të mbështesim njëri tjetrin në procesin e liberalizimit të vizave, dhe në hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian. Sigurisht që nuk ramë dakord për gjithçka. Megjithatë e ardhmja evropiane është tepër e rëndësishme dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur për t’ia arritur.”
Meta dhe Jeremiç ranë dakord për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe si një domosdoshmëri për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në drejtime të tjera.
Të dy e vlerësuan bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë si të një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Kryediplomati serb me tone miqësore ftoi Zotin Meta për një vizitë zyrtare në Beograd, e cila u pranua me kënaqësi nga ky i fundit ./tvklan.al