Përfaqësuesit më të lartë te federatave anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore ishin të pranishëm këtë të martë në selinë e federatës shqiptare të futbollit për mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.
E mikpritur nga Presidenti i FSHF-së, njëherësh zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë dhe Shqipërinë.
Përfaqësues nga federatat Bosnjes, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Sllovenisë dhe Turqisë mbështetën idetë e reja por edhe punën e deritanishme të Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Kjo mbledhje ishte një ngjarje e rëndësishme që i besohet Federatës Shqiptare pas ndeshjeve të rëndësishme në kampionate madhorë apo të moshave të organizuara nga UEFA.
Tv Klan