Një nga përdhunuesit më famëkeq të Mbretërisë së Bashkuar do të lirohet nga burgu. John Worboys, i njohur si “përdhunuesi i taksisë së zezë”, u dënua se kishte sulmuar seksualisht dhe përdhunuar 12 pasagjere në vitin 2009.
Ai u akuzua për kryerje të sulmeve seksuale ndaj më shumë se njëqind grave pasi i drogonte ato. Dënimi i Worboys përfshinte minimumi tetë vjet shërbim në burg për sulmet që kishte bërë dhe nuk do të lirohej derisa autoritetet të ishin të bindur se ai nuk përbënte kërcënim për gratë. Worboys, një ish-aktor filmash pornografik dhe striptist, sulmoi shumë gra gjatë një periudhe pesëvjeçare midis viteve 2002 dhe 2008. Shumë nga viktimat e tij kanë qenë vajza të reja.
Sipas Daily Mail ai ofrohej t’i dërgonte gratë dhe vajzat në shtëpi më makinë, me çmime më të lira se taksitë normale duke i gënjyer se kishte fituar para nga një bast dhe donte të festonte. Droga i bënte gratë të ishin të paafta për t’u mbrojtur dhe më pas ai i sulmonte ata seksualisht në pjesën e pasme të automjetit./tvklan.al