Pavarësisht fundjavës, Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan me intensitet punën edhe këto dy ditë për monitorimin e situatës në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke ndërhyrë me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Task-Forca për ujin e pijshëm, ka verifikuar 1623 raste duke ndërprerë  319 lidhje të paligjshme dhe lidhur 154 kontrata të reja.

Në zbatim të masave për menaxhimin më të mirë të situatës së ujit të pijshëm, të ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur, grupet e Task-Forcës e përqendruan aksionin e tyre në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. Kont Urani, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, Rr. “M. Shyri”, në zonën e “Liqenit të Thatë”, Rr. “Kosovarëve”, në “Qytetin Studenti”, zonën e “Parkut të Autobusëve”, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000./tvklan.al