Taulant Seferi gjithnjë e më vendimtar te Bani Yas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi dhe asistoi për skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në barazimin 3-3 kundër Al Bataeh.
Seferi ishte protagonisti kryesor në këtë 90 minutësh, pasi skuadra ku ai aktivizohet pas pjesës së parë po humbiste me shifrat 0-2. Ishte pikërisht 27-vjeçari ai që ngushtoi diferencat në rezultat. I gjendur i vetëm në zemër të zonës së vogël, sulmuesi kuqezi goditi saktë me kokë goditjen nga këndi për të tundur rrjetën.
Ekzekutim perfekt, që ngjalli shpresat e Bani Yas për të dalë me një pikë nga kjo sfidë.
Edhe tek goli i dytë, 27-vjeçari mori iniciativën dhe pasi kontrolloi topin shërbeu për shokun e skuadrës, i cili goditi për 2-2. Në minutat e mbetura, ekipet realizuan edhe nga një gol, për shifrat finale 3-3, ndërsa për sulmuesin tonë, u rezervuan 90 minuta për tu ulur më pas në stol pak para fundit të lojës.
Pas 23 javësh, Seferi ka shënuar 10 gola dhe dhënë 5 asiste duke qenë ndër më të mirët në radhët e Bani Yas. Formë e mirë, teksa pritet që ish-lojtari i Tiranës të jetë pjesë e kombëtares kuqezi në Kampionatin Europian të kësaj vere.
Klan News