Artistja Taylor Swift pati një incident të vogël me veshjen e saj në skenë. Gjatë koncertit në Stokholm teksa bëhej gati të ulej në piano është përballur me një problem, të cilin ia ka dalë ta zgjidhë menjëherë.
Swift kishte zgjedhur një fustan blu, i cili u zhvesh teksa ajo këndonte. Megjithatë sapo fustani u hap, Taylor arriti ta rregullonte shpejt duke e lidhur përsëri.
Në një video që qarkullon në Twitter, ajo dëgjohet duke u thënë të pranishmëve “Flisni me njëri-tjetrin”, për t’ua larguar vëmendjen.
Ndërkohë mësohet se pas koncertit të saj në Stokholm, këngëtarja do të performojë më pas në Lisbonë, Portugali, të premten dhe të shtunën.
Koncertet e fundit të këngëtarjes vijnë pas pushimeve të saj me të dashurin Travis Kelce në liqenin e Komos në Itali.
Tv Klan