“Nuk jemi ne autorët.”

Kështu u shprehën dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Florjan Duka të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit, Eduart Reçi mbrëmjen e 13 Nëntorit në Tiranë.

Përpara Gjykatës së Tiranës, ata kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë, por pavarësisht kësaj, togat e zeza kanë mbyllur në qeli ish-efektivin e Policisë, Shkëlqim Duka dhe të vëllain, Florjanin.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i ngjarjes së rëndë është bërë fakti se viktima Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, projekt i cili kërkonte bashkëpunim dhe të dy vëllezërve, të cilët ishin kufitar me biznesmenin 52-vjeçar.

Ekzekutimi i tij u bë me një armë tip sportive, e cila ende nuk është sekuestruar nga policia, e cila ka bindjen se provat e tjera të administruara në vendngjarje dhe pamjet filmike provojnë autorësinë dy vëllezërve. Konkretisht të ish-policit si qitës dhe të vëllait të tij si bashkëpunëtor në ngjarje.

Tv Klan