Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros, ndërkohë që tregjet financiare janë në pritje të mbledhjes javën e ardhshme të rezervës federale amerikane, lidhur me normat e interesit. Investitorët presin gjerësisht që rezerva federale amerikane të rrisë normat e interesit për dollarin amerikan me 0.25%, duke e çuar normën bazë në 1.75%.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.22 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dollarit, ndërkohë që ka fituar pak pikë ndaj euros./tvklan.al