Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sot në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan fitoi terren ndaj jenit japonez, ndërkohë që u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhave të tjera kryesore. Tregjet financiare janë në pritje të vendimit të ditës së nesërme, të rezervës federale amerikanë, mbi normat e interesit për dollarin amerikan.

Tregjet financiare janë fokusuar gjithashtu dhe në komentet pas marrjes së vendimit, për të parë qëndrimin e rezervës federale në të ardhmen. Sot në orët europiane të shkëmbimeve, euro u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan, në nivelet 1 euro baras me 1.2 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor është krijuar për momentin një farë stabiliteti në raportet e lekut ndaj euros dhe dollarit, në një kohë që Banka e Shqipërisë vazhdon ndërhyrjet në tregun valutor për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut./tvklan.al