Lajme Arkiva 2003

Në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikanë shënoi një rritje prej 0.5% ndaj Euros dhe Jenit japonez mbështetur nga disa të dhëna pozitive të ekonomisë amerikane të publikuara dje, ndërkohë që tregjet valutore janë në pritje të dhënave të reja që do të publikohen gjatë ditës së sotme për të parë nëse Dollari amerikan do të vazhdojë të rikuperojë pikë përsëri.

Këtë javë monedha amerikane ka arritur të dalë nga nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit ndaj Jenit japonez dhe të tre muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët Euro.

Sipas analistëve nëse presidenti Bush do të përsëris se mbështet politikën për një dollarë të fortë, nuk pritet të ketë reagime të forta në tregje.

Sipas specialistëve të bankës italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare leku është vlerësuar sot ndaj monedhës së përbashkët Euro, ndërkohë që ka humbur pak pikë ndaj Dollarit amerikan./tvklan.al