Lajme Arkiva 2003

Në tregjet ndërkombëtare valutore nuk u shënuan lëvizjet e konsiderueshme të raporteve të monedhave kryesore duke bërë që këto të shkëmbehen në zona mjaft të ngushta, ndërkohë që mungon në tregje një qendrim i qartë.

Monedha amerikane pati një mbështetje të përkohshme këtë fundjavë pas komenteve të papritura të sekretarit të thesarit të shteteve të Bashkuara të bëra në një gazetë britanike të cilat u interpretuan nga tregjet financiare si shenjë se Washingtoni për momentin po kërkon norma më të larta interesi dhe nuk dëshiron një dollarë të dobët.

Administrata amerikane hodhi poshtë menjëherë deklaratat e sekretarit të thesarit duke thënë se ato ishin vetëm vëzhgime rreth ekonomisë amerikane dhe nuk e reflektonin politikën e Washingtonit.

Sipas specialistëve të bankës italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen ndryshime të raporteve të monedhave kryesore ndaj monedhës sonë kombëtare, situatë e ndikuar kjo edhe nga lëvizjet e pakta në tregjet ndërkombëtare valutore./tvklan.al