Lajme Arkiva 2003

Sot në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari Amerikan rikuperoi terren ndaj monedhave kryesore. I mbështetur mbi të dhënat mjaft pozitive në tregun e punës në Shtetet e Bashkura të cilat thyen edhe parashikimin e analistëve dukë bërë që investitorët përkohësisht të shkëpusin vëmendjen nga paralajmërimet e Washingtonit ndaj Irakut se lufta nuk është e largët.

Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye 1 Euro e barabartë me 1.078 Dollarë. Po sot monedha amerikane shënoi rritje si ndaj Paundit britanik ashtu edhe ndaj frangës zvicerane.

Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo-Shqiptare. Në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të raporteve të monedha kryesore të tregut tonë ndaj lekut,  lëvizje që janë kufizuar nga zhvillimet në tregje të huaja. Në Bankën Italo-Shqiptare një dollar sot blihet 128.5 Lekë dhe shitet me 131.5 Lekë. ndërsa 1 Euro blihet 131.5 Lekë dhe shitet 141.6 Lekë./tvklan.al