Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Valuta amerikane në tregjet ndërkombëtare i është rikthyer rikuperimit të vlerave, pas një deklarate që presidenti amerikan Bush ka bërë, duke thënë se politika e tij është duke e mbështetur dollarin e fortë.

Këtë muaj, dollari amerikan është kuotuar 21% më pak ndaj euros, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa rritja e vlerave të euros ka bërë që shumë kompani amerikane të shtojnë blerjen e produkteve amerikane, për shkak të çmimit të ulët me të cilat ato tregtohen.

Tregjet e këmbimit pas deklaratës së presidentit Bush kanë ndryshuar kurs. Dollari është vlerësuar me 0.5 pikë ndaj euros, ndryshime janë vërejtur edhe në vendin tonë, ku 1 dollar dje ka mbyllur ditën me 118.6 lekë, nga 118.3 që këmbehej një ditë më parë. Në tregjet ndërkombëtare 1 euro kushtoi dje 1.17 dollarë, nga 1.18 që u kuotua një ditë më parë.

Analistët ekonomik e cilësojnë rënien e dollarit, si pasojë e politikave të posaçme që ka ndjekur rezerva federale në lidhje me normat e interesit, të cilat janë më të ulëta se 45 vitet e fundit. Në Shqipëri, rënia e dollarit ka çoroditur tregun imobilar, i cili tradicionalisht ka ofruar kontrata me valutën amerikane, me rënien e saj shumë ndërtues i kanë kthyer kontrata e shitjes dhe qirave të banesave të tyre në euro./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti