Dy të moshuar kanë qëndruar për dy orë të hipur në një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, duke kërcënuar se do të hidheshin.

Ferdinand Xhaferri dhe Teuta Gjinollari mendohet se kanë pasur probleme me dëmshpërblimet pasi kanë janë ish të përndjekur politikë.

Pas negociatave me policinë, ata pranuan që të zbrisnin dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Të moshuarit u shoqëruan në komisariat për t’u pyetur në lidhje me shkaqet që i çuan të kërcënonin me hedhje nga vinçi.

Kujtojmë se në të njëjtin vinç, dy ditë më parë një 30-vjeçar kërcënoi se do të hidhej për shkak të problemeve familjare që kishte.

/tvklan.al