Lajme Arkiva 2003
Megjithëse faturat e pagesës së telefonave fikse qytetarët mund ti paguajnë në zyra të ndryshme të cilat janë të shpërndara në të gjitha zonat e Tiranës, për të bërë rinovimin e kontratave abonentëve u duhet të vijnë pranë Postës Qendrore.
Kështu u ka ndodhur këtyre të moshuarve, ata vijnë nga lagje të ndryshme të Tiranës, dikush banon në qyteti studenti, apo dikush tjetër e ka shtëpinë në Tiranën e Re.
Si këta janë edhe të tjerët. Njerëzit na thonë se ka më shumë se dy orë që presin në radhë për të bërë rinovimin e kontratë së re me Telekomin për telefonat fiks.
“Dy orë e gjysmë që presim, shiko sa është radha u qamë nga shiu ram në breshër. Unë i paguaj te “Studenti” por na thanë që duhej të vinim këtu”.
U munduam që për këtë problem të marrim një informacion apo prononcim më humb nga zyrtarët e këtij institucioni, por sipas të dhënave të marra nge personeli i rojeve këtu ata ishin të preokupuar në një mbledhje shumë të rëndësishme.
Gjithsesi me radhët që pamë sot në këtë sportel rinovimi i kontratave të reja për telefoninë fikse do të paraqesë vështirësi./tvklan.al