Ish- të përndjekurit politikë kërcënojnë me grevë urie nëse parlamenti nuk kalon projektligjin për dëmshpërblimin e tyre. Kryetari i njërës prej shoqatave Kurt Kola nuk do të dëshironte që të arrihej një vendim i tillë ekstrem pasi nuk do të ishte mirë që ish- të dënuarit të sakrifikonin për herë të dytë jetën e tyre me të padrejtë.”
Kurt Kola: “Do të jetë grevë urie. E kemi lënë si mjet të fundit që ndoshta ajo, ose do t’i rrëzojë këta nga pushteti, ose do të detyrohen të kalojnë ligjin në parlament, sepse edhe ne nuk do ta çojmë në një pritje pa fund, kështu që ka mundësi që ne grevën e urisë d.m.th. mbasi të bëjmë edhe disa tentativa kshtu.”
Kola kundërshton faturën financiare të deklaruar nga ministri i Financave Arben Malaj. Sipas Kolës, shifra është e rritur me qëllim që dëmshpërblimi i ish- të përndjekurve të bëhet i pamundur.
Kurt Kola: “Ka edhe abuzime shumë te njerëzit, te të pushkatuarit, ka abuzime tentë burgosurit, ka pra, është rrit numri në mënyrë artificiale. Nuk kombinon fare fatura e atyne me realitetin.”
Gazetarja: Ju vetë keni një shifër të përafërt?
Kurt Kola: “Ne kemi shifër të përafërt dhe është dy herë më pak se sa e deklaroi ai ministri, po ministri i Financave. Nuk dëmtohet edhe buxheti i shtetit, sepse në 8 vjet po ta shtrish këtë dëmshpërblim, 8 vjet është, vetëm me rritjen e buxhetit të shtetit që ka çdo vit lahet ky borxh.”
Fillimisht në ditët e ardhshme të persekutuarit do të ndjekin përsëri rrugën e protestës përpara Parlamentit.
Përfaqësuesi i FMN-së për rajonin Julio Escolano i pyetur nga gazetarët mbi dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve u shpreh se një gjë e tillë mund të realizohet vetëm nëse përballohet financiarisht nga buxheti i shtetit. /tvklan.al