Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 17” janë vënë në pranga 59-vjeçari me iniciale A.B. dhe 51-vjeçari me iniciale Sh.S., të 2 banues në Tiranë.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë./tvklan.al