Përveç bezdisë që i krijojnë aromat e forta, kryedemokrati Sali Berisha e ka problemin më të madh me markat e tyre. Edhe këtë të Enjte në “Opinion”, ai ritheksoi se në Parlamentin shqiptar ministre e deputete futen me çanta e parfume që kanë kosto marramendëse.

Sali Berisha: Mezi qëndroja në platformë, se unë nuk i përdor… I mirëkuptoj ata që i përdorin, por kthej kokën, të shpon hundën… T’ja shposh hundën tjetrit 5 metra larg! Unë jam kundër tepricës.

-Markat i njihje mirë mesa dëgjova?

Sali Berisha: Fola për çantat! Janë shumë të kushtueshme, mos e pyet! Përrallore! E pastaj thonë pse po merret. Edhe unë mund të blej një orë të kushtueshme, por jo. Nuk mbaj. Ti nëse je biznesmen edhe mund t’i bësh, por në politikë jo…

/tvklan.al