Banorët e Kukësit dhe të zonave përreth, pronat e të cilëve u përmbytën nga liqeni i Fierzës në vitin 1978 deklarojnë se do t’i rikthehen protestave për të drejtat e tyre, pas një zvarrisje të bërë prej disa vjetësh prej qeverive që kanë qenë në krye të vendit.
“Kemi konsumuar të gjitha format demokratike me të gjitha qeveritë e përfundimisht mbas datës 15 unë kam njoftuar instancat më të larta të shtetit, nuk mbaj përgjegjësi se çka mund të ndodhë ne Prefekturën Kukës.”
Gazetari: Do të hidheni në protesta?
“E protestat mund të them qe janë të paktat.”
Ata kërkojnë trajtim me asistencë toke në formën e qirasë deri në privatizimin e hidrocentralit, në sipërfaqen prej 3000 ha të liqenit humbën tokat dhe shtëpitë rreth 5800 familje, ndërsa protestat e tyre u përshkallëzuan në janarin e vitit 2003, kohë kur u krijua dhe një grup ndërministror i cili mori përsipër përgatitijen e faturës përkatëse për sipërfaqen e tokës bujqësore. Të shpronësuarit thonë se tashmë janë si refugjatët.
“Do të marrimm familjet dhe të nisemi për Kosovë, të na marrin në administrim instancat ndërkombëtare që kanë marrë Kosovën për faktin se qeveria jonë na ka kaluar refugjatë.”
Ata që ndodhen përreth liqenit kanë probleme me shtëpitë e tyre pasi janë ndërtuar në prona private ndërsa 900 familje u shpërngulën në zonën e Durrësit pasi morën nga 1.5 milionë lek të vjetra për frymë. /tvklan.al