Spanjë – Dy policë janë plagosur gjatë një funerali. Sipas mediave spanjollë një burrë i armatosur me pushkë ka shtënë në drejtim të dy policëve. Ngjarja ka ndodhur në Gava, në bregdetin katalanas mesditën e së enjtes.

Një nga të plagosurit, 50 vjeç, u dërgua në një spital në gjendje kritike, pasi kishin marrë plagë në fytyrë, ndërsa tjetri, 62 vjeç, u plagos në gju.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e atentatorit disa orë pas ngjarjes. Në fillim ata kanë gjetur makinë e tij, e cila ishte braktisur në një zonë në periferi dhe më pas kanë arrestuar atë.

Në fillim u dyshua për një sulm terrorist, por më pas është përjashtuar ky motiv. Policia po punon për zbardhjet e ngjarjes./tvklan.al