Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme në zonën e Triportit, ku u qëllua me armë në ajër. Dy persona janë arrestuar për këtë ngjarje, E.Ç. 26 vjeç dhe F.Z. 26 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se me armë qëlloi 26-vjeçari me iniciale E.Ç. Pas një sherri me bashkëmoshatarin për motive të dobëta, qëlloi në ajër me armë për ta kërcënuar.
Nga të shtënat nuk pati asnjë person të lënduar. Në momentet e para të ngjarjes u arrestua edhe F.Z., por pas veprimeve hetimore u la i lirë.
Ndërsa i riu që qëlloi me armë është i arrestuar dhe akuzohet për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. /tvklan.al