120 fëmijë do e kalojnë ndërrimin e viteve në spital
Jemi në ditët e fundit të vitit 2019. Të vegjlit janë ata që mezi presin festat e fundvitit, por 5 prej tyre janë të detyruar që këto festa ti kalojnë në repartin e hematologjisë në spitalin e pediatrisë.
E ndërsa të gjithë kërkojnë dhurata për krishtlindje dhe vitin e ri, këta fëmijë kërkojnë diçka tjetër. Arbri 11-vjeçar prej disa vitesh kurohet për diabetin.
Tek onko-hematologjia janë fëmijët me sëmundje më të rëndë.
“Ndërsa ne repartin e specialiteteve të pediatrisë kemi të shtruar 15 fëmijë, por që patologjitë e tyre mund të jenë edhe akute, dmth që mund të kalojnë dhe të shpresojmë që një pjesë e mirë e tyre ta kalojnë këtë sëmundje që kanë dhe të shkojnë në ambientet e tyre familjare dhe ti kalojnë festat të qetë. jemi në pavionin e onko-hematologjisë pediatrike, ku aktualisht janë të shtruar 5 fëmijë më patologjitë e tyre. Janë patologji të gjakut”, shprehet Ada Pema, pediatre.
Në total në pediatri janë të shtruar 120 fëmijë me probleme ne rrugët e frymëmarrjes, me patologji të gjakut dhe me diabet.
Tv Klan