Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije kryerjen me suksese të një ndërhyrje delikate tek një fëmije 14 muajsh në QSUT.
Duke falenderuar ekipet mjekësore për punën e palodhur, Manastirliu shkruan se ekipi i kirurgjisë pediatrike ka kryer një ndërhyrje të vështirësisë së lartë e cila ka rezultuar me sukses dhe Roeli, 14 muajsh, tashmë gëzon shëndet dhe është rikthyer në shtëpi.
“Për Roelin e vogël dhe familjen e tij këto do të jenë festat më të bukura pas lajmit të mirë për shërimin e tij të plotë.
Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë, për heqjen e një tumori të mëlçisë tek Roeli i vogël, u realizua me sukses në Kirurgjinë Pediatrike dhe pas 6 muajsh trajtimi intensiv me kimioterapi, që sapo ka përfunduar, mjekët thonë se Roeli tashmë është i shëruar.
E kënaqur që e takova Roelin që sot është 14 muajsh, familjen e tij dhe e përgëzoj me ♥ ekipin e talentuar të kirurgjisë pediatrike, Dr. Dritan Alushanin, Dr. Adnan Demrozi, Dr. Aulona Haxhirexha dhe Dr. Amarold Balliu për operacionin e kryer dhe të gjithë punën e palodhur që po bëjnë, me gjithë vështirësitë e kësaj periudhe të pazakontë.
Respekt”, shkruan Manastirliu.
Për Roelin e vogël dhe familjen e tij këto do të jenë festat më të bukura😍 pas lajmit të mirë për shërimin e tij të…
Posted by Ogerta Manastirliu on E martë, 22 Dhjetor 2020