Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se sipas tij, SPAK po tenton një forcë të re politike me ato që i quan “manovra”. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tedi Blushi është shprehur se Ilir Meta nuk ka asnjë hall personal. Blushi shton se Meta është i qetë dhe kjo është arsyeja pse sipas tij, ai po bën deklarata të ashpra kundër Prokurorisë së Posaçme dhe drejtuesit të tij, Altin Dumani.

Mentor Kikia: Zoti Meta flet për burgun në të cilin Dumani dhe amerikanët e kërcënojnë. Me çfarë burgu e kërcënojnë Dumani dhe amerikanët?

Tedi Blushi: Meta e ka bërë të qartë, thotë se “kam 30 vite nën hetim” dhe ai e di këtë gjë.

Mentor Kikia: Është tjetër gjë të thuash “më kërcënojnë me burg dhe unë nga burgu do t’i shkatërroj”.

Tedi Blushi: Nuk ka asnjë hall personal të vetin. Për fat të keq, kemi sot një drejtues SPAK-u që i meriton ato fjalë. Ky nuk është faji i Metës. Problemi është se SPAK-u po tenton të bëjë një parti politike në Shqipëri. SPAK-u me këto manovra po tenton të krijojë një forcë të re politike, pra të kthehet në parti.

Andi Tela: Nëse ja duke i bërë puç Ilir Metës, kjo gjë do të kuptohet shumë thjeshtë. Vetëm i qetë që nuk është në këtë histori.

Tedi Blushi: Meta ngaqë është shumë i qetë bën këto deklarata, nuk ka asnjë siklet sepse një njeri i marrë peng, që ka firmosur diku dhe është i marrë peng, nuk flet ashtu.

Metor Kikia: Çfarë do të thotë që brenda Partisë së Lirisë ka njerëz të marrë pneg nga SPAK?

Tedi Blushi: Njerëz që nëpërmjet shantazheve kriminale të SPAK, për t’u bërë bashkëpunëtorë të SPAK për të krijuar situata të paqena në kushtet e presionit, pra Tedi ka firmosur një tender sikur, e ka thirrur ky zotëria dhe i thotë “m’u vi në shërbimin tim”.

/tvklan.al