Këto ulëse për mjedise të jashtme janë realizuar me materiale të ricikluara nga studentë në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Riciklo-Kreativ”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë në partneritet me Fondacionin Mane dhe programin B4Students.
Për të tretin vit radhazi, ky aktivitet u mirëprit nga TEG, aty ku ekspozimi disaditor i punimeve kulmoi me eventin e datës 15 Tetor, me shpalljen e 5 projekteve më të mira.
Joana Korimi, drejtore e marketingut të ACREM: Unë ju falenderoj shumë për të gjitha angazhimin që keni dhënë, për frymëzimin që na keni sjellë dhe ju premtoj angazhimin tonë dhe në vijim për nisma të tilla që janë gjithmonë në linjë me atë që ne synojmë, pra ndërtimin e një të ardhme të mirë e më të qëndrueshme.
Armand Vokshi, dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës: Ishin diku, 40 e sa grupe të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Tetova përsëri një prezencë masive dhe nga Kosova.
Përmes aktiviteteve të tilla krijuese, TEG është kthyer edhe në një qendër frymëzimi dhe ndërgjegjësimi.
Joana Korimi, drejtore e marketingut të ACREM: TEG është një qendër tregtare që gjithmonë ka një përgjegjësi në rritje kundrejt komunitetit dhe posaçërisht kundrejt të rinjve, siç është në misionin tonë, TEG është një pioner në sjelljen e risive, qoftë në atë që ofron në programet që ndërton, në bashkëpunimet që bën.
Organizimi i konkursit u mbështet financiarisht nga TEG në vijimësi të nismave të përgjegjësisë sociale, me fokus edukimin dhe mjedisin, një prioritet i Fondacionit Mane.
Tv Klan