Nisin testet zyrtare për të kontrolluar një krah robotik me anë të një mikroçipi të implantuar në tru.

Projekti Convoy i Neuralink i Elon Musk, do të nisë fazën eksperimentale me disa pacientë kanadezë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania, pa dhënë shumë detaje. Megjithatë ky cilësohet si një hap përpara mjaft i rëndësishëm.

Kontrolli i krahut robotik tek pacientët tetraplegjikë është eksperimentuar edhe nga disa grupe të tjera kërkimore, por Convoy synon ta realizoje për herë të parë duke lidhur implantin cerebral dhe robotin pa përdorimin e fishave.

Projekti do bazohet mbi pajisjet N1, tashmë të implantuara në 2 pacientë amerikanë, të cilët nëpërmjet mikroçipit me madhësinë e një monedhe, kanë arritur të kontrollojnë me kompjuter dhe smartphone.

Dy pacientët amerikanë u bënë pjesë e projektit Prime, i cili nisi në Janar 2024.

Klan News