Një shotgun, një pistoletë dhe rreth 1 mijë bimë kanabis u gjetën nga autoritetet britanike në një fermë të vërtetë droge, të zbuluar të mërkurën në Oldbury, të Anglisë.

Në pranga përfunduan 4 shqiptarë, të moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç. Ata akuzohen për kultivim kanabisi dhe sipas mediave britanike po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent. Kjo pasi të katër shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Policia e zbuloi fermën pas një informacioni se disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate. Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti bimët e kanabisit dhe 4 “fermerët” e dyshuar të drogës.

Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike, mund të dallohen me qindra bimë kanabisi në ambiente të përshtatura për kultivimin e drogës.

/tvklan.al