Lajme të këqija për Real Mallorca. Vedat Muriqi pësoi një tërheqje muskulore e do të duhet që të kalojë në infermeri 3 deri në 4 javë.
Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, sulmuesi i Kosovës ka probleme në muskujt e pasëm të kofshës dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme për sfidën e radhës në La Liga ndaj Real Betisit të hënën.
Një lajm aspak i mirë për trajnerin Arrasate, i cili humbet sulmuesin e tij titullar. Alternativa për të zëvendësur Muriqin janë Abdón Prats dhe Cyle Larin.
Sulmuesi dardan është një nga lojtarët kyç te Majorka. Nga tifozët thirret ‘Pirati’, ndërsa me golat e tij i ka fituar zemrat e tyre.
Në 6 ndeshje në La Liga, ai ka shënuar 1 herë ndërsa në total është aktivizuar 469 minuta.
Gjendja e tij do të ndiqet me vëmendje edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, që në muajin tetor do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros në Ligën e Kombeve.
Klan News