Barcelona u ndal në barazim 2-2 në La Liga, nga Real Betis në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të.
Katalanasit dështuan të marrin fitoren, ndonëse i shkuan shumë afër. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal për skuadrën e Flick, pas golit të Lewandowski në minutën e 39-të.
Megjithatë në minutën e 68-të, vendasit ia dolën të barazojnë shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Lo Celso.
Ferran Torres riktheu avantazhin e Barcelonës në minutën e 82-të, por vendasit ende nuk e kishin thënë fjalën e fundit.
Në minutën e 94-t, ishte Diao, i cili me një gol me finte, vendosi baraspeshën në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja.
Me këtë barazim, Barcelona mban vendin e parë me 38 pikë, 5 pikë më shumë se Real Madrid, që ka dy ndeshje më shumë për të luajtur. /tvklan.al