Të kesh telefon është më tepër telash sesa lehtësi. Kjo radhë është një shpjegim. Në mes të vapës, këta qytetarë mbajnë radhën për të paguar. Edhe pse është pisku i vapës, ata që kanë telefon janë gati të paguajnë menjëherë, por nuk është gati Telekomi të marrë para. Banorët ankohen që edhe pse është muaji qershor, akoma nuk ka ardhur fatura e muajit shkurt për t’u paguar.
Tani duhet të shkojnë dhe të pyesin vetë ata për faturat e muajit përkatës. Gjithsej, tek posta e Rrugës së Elbasanit, janë dy sportele ndërsa telefona për t’u paguar janë me qindra. Kështu që fjalia më e përdorshme këtu është: ” Ju lutemi, merrni paratë tona!”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti