Televizioni Ora News festoi 3-vjetorin e nisjes së transmetimeve. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë rreth 300 të ftuar, mes tyre personalitete të larta të shtetit si kryeministri Berisha, kreu i PS Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta etj.
Me këtë rast presidenti i këtij televizioni, Ylli Ndroqi prezantoi falënderoi të gjithë të pranishmit dhe garantoi se Ora News do të vazhdojë punën e saj në raportimin e lajmit të vërtetë.
Ylli Ndroqi: “Televizioni Ora News ka tre vite që punon, investon me punën që bën, me informacionet që jep. Është një ndër televizionet më të suksesshëm përsa i përket informacionit të lajmit të saktë, të shpejtë. Garantoj politikanët, mediat, të gjithë biznesin, të gjithë shqiptarët kudo që janë se në televizionin Ora Neës do gjejnë gjithmonë të vërtetën.”
Sipas drejtorit të Ora News, Alfred Peza, strategjia për këtë vit që sapo ka nisur është transmetimi live 24 orë.
Në këtë ditëlindje u transmetua edhe një dokumentar i cili në mënyrë të përmbledhur prezantoi punën e tre viteve./tvklan.al