Manchester United zhgënjeu në ndeshjen e parë të Europa League, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj holandezëve të Twente.

Pas ndeshjes, trajneri i “djajve” Erik Ten Hag, deklaroi se skuadra e tij duhet të ishte më cinike dhe ta kishte mbyllur ndeshjen, kur ishte në avantazh.

“Për Twente-n ishte ndeshja e jetës. Ata luftuan në çdo centimetër të fushës, ndërsa ne nuk e bëmë. Nuk mjafton të japësh 99%, duhet dhënë gjithmonë 100%. Kur je në avantazh, duhet ta mbyllësh ndeshjen dhe të shënosh golin e dytë. Në situata të caktuara duhet të jemi më cinikë. Megjithatë mendoj se ky nuk është problemi i vetëm.”, deklaroi Ten Hag.

Kritikat për trajnerin holandez kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe, për shkak të investimeve të bëra në merkato, të cilat nuk po kthehen në rezultate pozitive të skuadrës. /tvklan.al