Manchester United, e ka nisur sezonin e ri, me probleme të mëdha. Skuadra nuk bind në kampionat dhe së fundmi pësoi humbjen e radhës.
Disfata 0-3 në shtëpi nga Tottenham, ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Erik Ten Hag. Megjithëse tifozët kërkojnë shkarkimin e holandezit, klubi nuk është i këtij mendimi.
Drejtuesit e Manchester United, i kanë konfirmuar besimin e tyre trajnerit për momentin, por kjo nuk mund të vazhdojë gjithmonë.
Dy ndeshjet e radhës, janë vendimtare për të ardhmen e holandezit. Në rast se rezultatet nuk ndryshojnë ndaj Porto-s në Europa League dhe ndaj Aston Villa-s në kampionat, atëherë shkarkmi i Ten Hag do të ishte i pashmangshëm.
Manchester United këtë sezon numëron vetëm tre fitore kundër Fulham, Southampton dhe Barnsley, dy barazime dhe tri humbje, ndërsa brenda në “Old Trafford” ka shënuar vetëm një gol. /tvklan.al