Ruud van Nistelrooy do të ketë ndeshjen e tij të fundit në stolin e Manchester United kundër Leicester City të dielën, përpara se drejtimin ta marrë Ruben Amorim.

Portugezi do të bashkohet me “Djajtë e kuq” gjatë pushimit për takimet ndërkombëtare. Por holandezi shpreson që të qëndrojë si ndihmës-trajner në “Old Trafford”.

Pas shkarkimit të holandezit Erik ten Hag muajin e kaluar, Van Nistelooyt iu kërkuan që të drejtonte United në 4 takime.

Në tri ndeshje, tekniku i përkohshëm ka arritur dy fitore dhe 1 barazim, përfshirë edhe suksesin 5-2 kundër Lester Sitit në Lig Kap.

“Ishte një periudhë e veçantë, ende është! E quaj një periudhë të rëndësishme sepse duhej që ne të kalonim katër ndeshjet, sa më mirë të mundeshim. Mendoj se kemi bërë shumë mirë deri më tani. lojtarët reaguan shmë mire. Fokusi tani është takimi i së dielës! Nuk e di nëse do të bëhem emocional! Unë jam edhe pragmatist, por jam krenar që e përmbusha këtë detyrë! Nuk kam ndërruar mendim, dua të vazhdoj të jem në rolin e zv/trajnerit të Junajtid!”

United ka shënuar vetëm nëntë gola në Premier Ligë këtë sezon, duke qenë një nga ekipet me rendiment më të ulët, por Van Nisterloi tha se për këtë po punohet në skuadër.

Klan News