Trajneri Erik ten Hag mendon se Mançeter Junajtid nuk ka arritur që të marrë rezultate më të mira për shkak të mungesës së golave.
Holandezi vë në dukje faktin se skuadra e tij ka treguar superioritet në zotërimin e topit, por jo në finalizim.
“Nuk shënojmë gola! Nuk shënojmë gola mjaftueshëm! Ky është problemi, është gjëja kryesore! Duhet që të realizojmë më shumë në portën kundërshtare. Mendoj se kemi lojtarë në të gjithë ekipin që kanë aftësi për të shënuar, por po, kjo është e qartë! Kur shikon të gjitha mundësitë që kemi krijuar, e kupton që nuk kemi shënuar mjaftueshëm.”
Sfida e radhës e “Djajve të kuq” do të jetë kundër Totenhemit të dielën në “Old Trafford”. Manchester United nuk ka arritur që të mposhtë “Spërs” në dy vitet e fundit, ndërsa përballjet mes të dyja skuadrave kanë prodhuar shumë gola.
Ten Hag tha se ai pret një sfidë intensive kundër Ange Postekoglu.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft intensive! Gjithnjë është kundër Totenhemit dhe gjithashtu ky është stili ynë. Pra mendoj që ka për të qenë një sfidë mjaft dinamike dhe tërheqëse.”
Pas pesë javëve të luajtura, si Mançesteri ashtu edhe Totenhemi kanë nga 7 pikë të grumbullura në renditje.
Klan News