Me titullin si të kurseni për një udhëtim ëndrrash media italiane “Tendenze di Viaggio” jep këshilla për destinacionet më të bukura dhe më të lira për pushime këtë vit.
Kjo e përditshme italiane ka renditur Shqipërinë në mes destinacioneve më të mira ku turistët mund të kalojnë pushimet me shumë më pak shpenzime nga sa mund të imagjonohet.
E konsideron vendin tonë një perlë të fshehur të Evropës me brigje mahnitëse, vende arkeologjike dhe qytete me interes historik, të gjitha me çmime shumë konkurruese.
Ka kosto të ulëta për akomodim dhe ushqim krahasuar me shumë vende të tjera evropiane, me akomodim me cilësi të mirë duke filluar nga 15-20 Euro nata.
Shëtitje në parqet kombëtare, vizitë në kështjellat dhe rrënojat antike, banjo dielli dhe not përgjatë Rivierës Shqiptare janë vetëm disa nga aktivitet që turistët e huaj mund të bëjnë në Shqipëri.
Udhëtarët e huaj mund të eksplorojnë Parkun Kombëtar të Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose të shijojnë ujërat e kristalta të Ksamilit. Për më tepër, kryeqyteti, Tirana ofron muzeume dhe një jetë të gjallë të natës.
Thekson se Shqipëria është ideale për turistët që udhëtojnë me makinë, pasi rruga ofron peizazhe spektakolare dhe mundësi për të eksploruar fshatrat e vegjël.
Klan News