Andrei Rublev u kualifikua në finalen e Madrid Open, duke mundur Tejlor Fritz në gjysmëfinale dhe do të përballet me Feliks Ozher- Aliasim.
Kanadezi siguroi një vend në ndeshjen e madhe, pasi rivali i tij Jiri Lehecka u tërhoq .
Rublev i cili eliminoi Carlos Alcaraz në çerekfinale, iu deshën më pak se 70 minuta që të mposhte amerikanin 6-4, 6-3.
Rublev erdhi në turneun e Madrid Open pas 4 humbjeve, ndërsa deri në finale e turneut ka humbur vetëm 1 set.
Për Ozher-Aliasim, kjo është finalja e parë në një ATP Masters 1000, me kundërshtarin e tij çek që e pati të pamundur të luante në setin e parë, për shkak të një shqetësimi në shpinë.
Tenisti kanadez ka luajtur vetëm 1 set nga dita e martë e sigurisht që në këtë finale do të jetë i shplodhur e në formën e tij më të mirë. Ai e quajti këtë si një situatë mjaft të çuditshme.
Pavarësisht trajtimit mjekësor që Lehecka mori, me rikthimin e tij në fushë zgjati vetmë tri pikë.
Në Madrid Open u tërhoqën më herët edhe Janik Siner si edhe Danil Medveev.
Klan News