Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale E.Q. nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge.
Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e policisë kufitare të portit të Durrësit, i riu është kapur në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar 23-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al