Të paktën 384 persona kanë humbur jetën pasi një cunami i fuqishëm, i shkaktuar nga një tërmet 7.5 ballë, goditi një qytet bregdetar në Indonezi të premten.

Sipas BBC, dallgët mbi 3 metra të larta vërshuan mbi Palu, në ishullin Sulawesi.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale janë të rënda. Njerëz që vrapojnë në panik duke ulëritur, ndërsa shumë ndërtesa shfaqen të shkatërruara.

Tërmeti 7.5 ballë u pasua me lëkundje të tjera të forta sizmike. Me qindra shtëpi janë shkatërruar, sëbashku me spitale, hotele e qendra tregtare.

Rrugët kryesore në Palu janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren në përpjekje për të shpëtuar të mbijetuarit.

Agjencia për fatkeqësitë natyrore tha se viktimat janë të paktën 384, ndërsa më shumë se 350 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nuk keni të dhëna të plota momentalisht, pasi komunikimi është ndërprerë. Shumë trupa u gjetën në breg të detit, për shkak të cunamit, por numri i saktë nuk dihet ende”

, tha për Reuters një zëdhënës i agjencisë.

E paqartë është ende nëse vdekjet erdhën si pasojë e tërmetit apo e cunamit.

/tvklan.al