Tërmeti financiar vazhdon të godasë bursat në mbarë botën. Rënie të aksioneve, humbje të miliona dollarëve ishte panorama e mëngjesit të sotëm në Wall Street.
Në orën e parë të çeljes së bursës indeksi “Dow Jones” ra me 0.38%, aziatiku Nikkei ra në 4.9%, ndërsa indeksi i bursës së Hong Kongut arriti në pikun më të ulët këto dy vitet e fundit me 5.5%.
Humbjet më të mëdha u regjistruan në Korenë e Jugut ku vlera e aksioneve arriti në 6.1%. Edhe Evropa nuk e përballoi dot të hënën e zezë, pasojat e së cilës u ndjenë edhe të martën.
Aksionet e bankave në Britaninë e Madhe, Francë e Skoci ranë nga 12 deri në 27%. Që në orët e para të mëngjesit bankat evropiane dhe ato aziatike derdhën një lum miliardësh dollarë, katër herë më shumë se dje në sektorin e kredive për të forcuar themelet financiare të këtyre institucioneve.
Analistët i druhen faktit se ato mund të jenë pjesë e një reaksioni zinxhir të nisur nga falimentimi më i madh në historinë amerikane, ai i bankës së investitorëve, Lehman Brothers, pasi departamenti i thesarit refuzoi të përdorte paratë e taksapaguesve për të shpëtuar ekonominë si dhe lajmi i shitjes së Mari Leing.
Tregjet janë tronditur edhe nga kushtet e vështira financiare në të cilat ndodhet gjiganti i siguracioneve, korporata American International Group.
Koka: Tërmeti financiar, “përfiton” ari i zi
Falimentimi i Lehman Brothers ka ndikuar dhe tek çmimi i naftës, por me rezultate pozitive.
Frika e uljes së kërkesës në nivel botëror për shkak të kësaj krize financiare ka çuar dhe në rënien e naftës në treg.
Një fuçi nafte e cilësisë brand u shkëmbye me 89.9 dollarë, ndërsa në bursën e Nju Jorkut çmimi luhatet mes 90 dhe 91 dollarë./tvklan.al